MENU
klinika

Serie A, Java 35

Lazio bie në Firenze, “lan” duart me Champions

08.05.2021 - 21:56

Fiorentina nxjerr jashtë loje Lazion për zonën Champions, teksa është mposhtur në Firenze me rezultat të pastër 2:0 në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Vlahovic me dy gola ia dha fitoren shumë të rëndësishme vendasve. Në këtë takim minuta pati edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi, i cili u inkuadrua në minutën e 75-të të ndeshjes.

Për Lazion kjo humbje do të thotë se pothuajse i kanë humbur shpresat për vendet që dërgojnë në Champions League. Ata gjenden në vendin e gjashtë me 64 pikë, pesë më pak se Atalanta, Juventus dhe Milan. Në anën tjetër, Fiorentina me këtë fitore ikë +7 larg zonës së rrezikshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin