MENU
klinika

Serie A, Java 35

Inter me 5 yje në festën e titullit kampion

08.05.2021 - 18:55

Inter e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme titullin kampion. Pas festës së tifozëve para stadiumit “San Siro”, ka nisur goleada e futbollistëve në fushën e lojës. Inter fitoi 5-1 ndaj Sampdorias.

Katër minuta i kanë mjaftuar Inter-it për të gjetur golin ndaj Sampdoria-s. Ka qenë Gagliardini që ka kaluar në avantazh zikaltrit. Aksion dhe finalizim perfekt nga zikaltrit. Alexis Sanchez ka qenë protagonisti i 45 minutave të para të Inter-Sampdoria.

Kiliani ka realizuar dy gola në harkun e dhjetë minutave. Në minutën e 26-të i ka dhuruar avantazhin e dyshtë zikaltërve, ndërsa në të 36-ën ka realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Conte-s. Ish-ylli i Interi-t, Keita Balde, e rihapi përkohësisht ndeshjen në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë ka vend edhe për dy gola të tjerë për Interin. Fillimisht Pinamonti në 61’ dhe Martinez në 70’ me penallti, duke cuar shifrat në 5-1. Conte kurseu Lukakun, edhe pse ishte në stol. Nuk u kuptua pse, kur Inter nuk ka impenjime përvec kampionatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN