MENU
klinika

Serie A, Java 35

Hysaj fiton derbin me Ismajlin, Napoli i dyti

08.05.2021 - 15:57

Napoli ka marrë vendin e dytë provizor në Serie A. Të kaltrit fituan 4-1 në fushën e Spezias. Elseid Hysaj del fitues përballë Ardijan Ismajlit. Mbeten edhe 3 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Pjesa e parë është mbyllur 0-3. Gjithçka e lehtë për Hysaj me shokë, me mbrojtësin shqiptar titullar që mori karton të verdhë sapo nisi ndeshja. Zielinski zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të.

Kjo para se Osimhen të realizonte të dytin dhe të tretin në minutën e 23-të dhe 44-t. Vazhdon ecuria e frikshme e sulmuesit nigerian, i cili ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit.

Piccoli në 64’ ngushtoi në 1-3, por vetëm kaq, pasi Lozano në 80’ i jep goditjen e radhës Spezias me golin e katërt. Hysaj u zëvendësua në 69’, ndërsa në krahun tjetër luajti 90 minuta Ardijan Ismajli.