MENU
klinika

Reagon Anwar Hadid

E cilësojnë si “të shëmtuar” për Duan

09.05.2021 - 10:10

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë disa vite që po jetojnë një histori të bukur dashurie së bashku. Lidhja mes tyre u forca akoma më shumë gjatë izolimit në valën e parë të pandemisë, pasi të dy qëndruan bashkë në një shtëpi. Dua ka treguar se duke gatuar një ushqim të veçantë të Lindjes së Mesme për të gjatë karantinës, Anëar arriti t’ja vidhte zemrën.

“Karantina në përgjithësi mund të krijonte ose prishte një marrëdhënie, por ne të dy kemi qenë shumë të mirë në respektimin e hapësirës  së nevojshme ndaj njëri-tjetrit dhe pastaj të jemi me njëri-tjetrin kur duam të jemi. Ne ndihemi me të vërtetë shumë mirë së bashku dhe ai ka qenë mahnitës. Thjesht ka qenë gjëja më e mirë për ne me gjithë këtë kohë të papritur. Unë kam dashur të shkoj në turne dhe kemi patur gjithë këtë kohë për ta kaluar së bashku”, tregoi këngëtarja duke shtuar se nuk ishte në dijeni të aftësive të tij në kulinari.

Megjithëse lidhja e tyre po shkon më së miri ka nga ata që nuk e shohin dot Duan në krah të Anwar. Dikush ka bërë një postim në Twitter në të cilin shprehet se artistja me origjinë shqiptare është shumë më e bukur se Anwar, ndaj duket kaq mirë në sy të të gjithëve.

“I dashuri im thotë se Dua Lipa duket si një person i mirë, sepse është në lidhje me një të shëmtuar”, shkruhet në postimin në fjalë.

Siç duket Anwar e ka vënë re dhe nuk ka nguruar ta shpërndajë me ndjekësit e tij. Postimin ai e ka shoqëruar me një emoji që qan dhe siç duket ai nuk i pret shumë mirë komente të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për ty do kisha shkruar romanin më të dashur të jetës sime"

Mariana Kondi shpreh fjalët më të ëmbla për vjehrrin