MENU
klinika

Propozim nga ministri serb

Propozohet një Dejton i ri për Kosovën

28.10.2018 - 15:25

Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiç, tha se për çështjen e Kosovës nevojitet një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.

Lajiç për gazetën malazeze “Pobjeda” ka thënë se faza e parë nënkupton heqjen e barrierave ekonomike, faza e dytë parasheh zgjidhjen e çështjeve të pronësisë, formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe zgjidhjen e çështjes se trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ndërsa faza e tretë do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përveç në Kombet të Bashkuara.

Ai thotë se pas kësaj do të duhej parë çfarë do të merrte Serbia si kompensim, por edhe se do të nevojitej një konferencë ndërkombëtare, pra një lloj Dejtoni, ku do të hapej plotësisht çështja e Kosovës dhe do kërkohej një zgjidhje përfundimtare për statusin. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë