MENU
klinika

Uruguajani vendimtar për Atleticon

E larguan si të pavlerë, Suarez u mbylli gojën

15.05.2021 - 16:56

Barcelona tregoi se gaboi shumë në sezonin e kaluar, duke nisur me Lionel Messin dhe Luis Suarez. Në këtë sezon ky i fundit u ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve.

Paraqitjet e sulmuesit uruguajan kanë qenë thjesht fenomale dhe falë edhe formës së shkëlqyer që ka shfaqur Suarez në këtë edicion me Los Colchoneros, skuadra e Diego Simeones po shkon drejt fitimit të titullit të 11-të në historinë e klubit.

El Pistolero në verën e kaluar u largua si i padëshiruar nga Barcelona nga drejtuesit e klubit katalanas, të cilët e lanë të lirë me idenë që cikli i tij te blaugranat kishte përfunduar pasi mosha nuk premtonte për të luajtur akoma në nivelet më të larta. Ata gabuan, Suarez u vëretetoi të kundërtën duke shfaqur repertorin e tij më të mirë.

“Vitin e shkuar kam marrë shumë kritika dhe thonin për mua se nuk isha në gjendje të garoja për kompeticione të rëndësishme, ose se te Barcelona nuk mund të tregoja një nivel të lartë.

Dhe kjo krijoi një sfidë për mua në nivelin individual që më bëri të tregoj nivelin tim të vërtetë te Atletico Madrid, u tregova të gjithëve që nuk jam i mbaruar siç mendonin disa”, – u shpreh Luis Suarez.

Në këtë sezon me Atleticon e Madridit, Luis Suarez ka realizuar 19 gola në La Liga duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës në garën për titull, ndërkohë që mungesa e tij në disa takime për shkak dëmtimi bëri që Los Colchoneros të linin shumë pikë në kampionat dhe të rrezikonin edhe kreun e renditjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN