MENU
klinika

La Liga, Java 36

Real nuk gabon dy herë radhazi, beson te titulli

13.05.2021 - 22:53

Edhe pse titulli kampion nuk është më në dorën e Real Madrid, të besuarit e Zinedine Zidane bënë detyrën sonte në transfertë ndaj Granada-s, duke fituar bindshëm 4-1. Los Blancos janë 2 pikë larg Atletico Madrid, kur mbeten edhe 2 javë nga fundi.

Real Madrid ka gjetur golin e avantazhit me anë të Luka Modric në 17’. Një asist perfekt nga i riu Miguel që ka gjetur të lirë kroatin brenda zone. Modric nuk është menduar gjatë, por ka goditur diagonale duke shënuar. Në fundin e pjesës së parë Rodrygo dyfishon shifrat.

Molina në minutën e 71’ mundohet të fusë vendasit në lojë me golin e shënuan për 1-2, por pas katër minutash Odriozola con shifrat në 1-3. Vetëm një minutë më pas Benzema thuajse mbyll ndeshjen me golin e katërt për miqtë.

Nuk ka shumë histori më pas, Real Madrid qarkullon topin dhe nuk harxhon energji për dy ndeshjet e fundit, teksa do të përballet me Athletic Bilbao në transfertë dhe pret Villarreal në shtëpi. Ndërsa Atletico ndeshet në shtëpi me Osasuna-n dhe shkon në transfertë me Valladolid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN