MENU
klinika

Aksident tragjik në Lezhë

Makina përfundon në kanali, 3 të vdekur!

19.05.2021 - 08:06

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Mësohet se mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga përplasur me hekurin ndarës dhe ka rënë në kanalin me ujë.

Nga aksidenti kanë ndërruar jetë Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë. Personi që dyshohej se ka qenë në makinë bashkë me dy të tjerët është gjetur mëngjesin e sotëm pas kërkimit nga polumbarët.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.