MENU
klinika

Nuk ka datë për nisjen e bisedimeve me BE

Kryetari i Këshillit Evropian takon Zaev

20.05.2021 - 09:46

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel këtë të mërkurë është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev, por që në këtë takim nuk është caktuar asnjë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Në këtë takim Michel është shprehur i përmbajtur edhe për zgjidhjen e kontestit bilateral mes Shkupit dhe Sofjes.

“E prita Zoran Zaevin dhe e njoftova se BE qëndron fuqishëm pas Maqedonisë në luftën kundër koronavirusit. Mbesim të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane dhe u pajtuam për rëndësinë e investimeve të financuara nga BE”, ka thënë Michel.

Zaev tha se Michel ka shfaqur gatishmëri që Maqedonia të ecë drejt BE-së në Samitin në qershor.