Agjencia evropiane e hapësirës thotë se një ajsberg gjigand është ndarë nga Antarktida në detin Wedel. Bëhet fjalë për një sipërfaqe akulli prej 4,320 metra katrorë, e cila është 175 kilometra e gjatë dhe 25 kilometra e gjerë, raporton Guardian. Ky është ajsbergu më i madh që është ndarë deri më tani, i cili për nga territori është katër herë më i madh se New Yorku, përkatësisht në kushtet e Maqedonisë është pothuajse aq i madh sa i gjithë rajoni i Pellagonisë, transmeton Portalb.mk.
Ajsbergu i madh mori emrin AN-76 dhe madhësia e tij tejkalon zonën e bregdetit më të madh të akullit të shkëputur ndonjëherë A-32 A, i cili ka sipërfaqe prej 3,880 metra katrorë.
Deri më tani shkencëtarët janë ndarë në mendime për atë se cila është arsyeja e ndarjes së ajsbergut gjigand nga Antarktida. Ndarja në pjesë e një shtrese të madhe akulli mund të jetë proces i natyrshëm që ka ndodhur në të kaluarën, por ekziston dyshimi se ndarja e copave kaq të mëdha nga Antarktida është rezultat i ndryshimit të klimës në Tokë, gjegjësisht ngrohjes globale.