MENU
klinika

I fshehur për shekuj të tërë

Dalin hartat e reja! Nën sipërfaqen e Zelandës, fshihet kontinenti i zhdukur

23.06.2020 - 12:58

Zelanda e Re, nën det fsheh një kontinent të zhdukur. Dikur pjesë e së njëjtës masë toke si Antarktida dhe Australia, kontinenti i humbur i Zelandës u shkëput 85 milionë vjet më parë dhe në fund, u zhyt nën oqean ku qëndroi i fshehur për shekuj të tërë.

Tani, hartat tregojnë hulumtimet e reja në lidhje me këtë kontinent nënujor, ku dikur gjallonin dinozaurët – e tani publiku, ka të drejtën t’i eksplorojë edhe vetë ato.

GNS Science, një institut kërkimor neozelandez, publikoi së fundi dy harta të reja dhe një faqe interneti interaktive. Hartat mbulojnë formën e fundit të oqeanit dhe profilin tektonik të Zelandës, që ndihmojnë të tregohet historia e origjinës së këtij kontinenti të humbur. Ato gjithashtu lehtësojnë shpjegimin e vendosjes së vullkaneve të Zelandës së Re, baseneve sedimentare dhe veçorive të tjera gjeologjike.

Ky zhvillim ndihmon që njerëzit në mbarë botën të mund ta eksplorojnë kontinentin nënujor nga shtëpitë e tyre; faqja interaktive e internetit tregon lloje të ndryshme hartash të Zealandës, të cilat përdoruesit mund t’i shpalosin e t’i kontrollojnë sipas dëshirës.

“Këto harta janë një pikë referimi shkencore – por ato janë edhe një mënyrë për t’ia përcjellë punën tonë kolegëve e të gjitha palëve të interesuara,” tha gjeologu Nick Mortimer, i cili është dhe autori kryesor i hartave që kanë ngjallur mjaft kureshtje.

Aktorja e njohur habit me deklaratën

“Unë dhe nëna ime mund të shikojmë fantazma”

"Na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë"

Ermal Mamaqi një mesazh për Heidin nëpërmjet “Big Love”

U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision?

Në një mënyrë të veçantë, çifti ndajnë lajmin e ëmbël

Justin dhe Hailey, së shpejti prindër për herë të parë!