MENU
klinika

Edhe ndër të rriturit…

Pse Halloween-i është bërë kaq popullor?

29.10.2018 - 17:24

Halloween-i ka qenë gjithmonë një festë për fëmijët, ndërsa tani është bërë trend edhe tek të rriturit.

Që nga viti 2005, pak më shumë se gjysma e të rriturve e festojnë Halloween-in. Sot, ky numër është rritur në mbi 70%.

Grupmosha 18-35 vjeç zë pjesën më të madhe të njerëzve që festojnë Halloween-in, duke qenë kështu edhe shpenzuesit më të mëdhenj, më shumë se dyfishin e kostos së fëmijëve dhe të rriturve.

Sot ka ndryshuar mënyra se si festohet Halloween-i. Më pak “trick or treating” dhe më shumë ‘party’. Sot, alkooli është më i rëndësishëm se sa karamelet përsa i përket ekonomisë së Halloween-it.

Pse ka ndodhur kjo?

Disa fajësojnë mendimet se “ka ardhur koha për t’u rritur dhe për të hyrë në “botën reale”. Por për fëmijët që janë mësuar me festimin tradicional të Halloween-it, ky ndryshim i traditave do të ketë pasojat e tij.

Sociologët thonë se “Nëse dëshiron të njohësh kulturën e një vendi, shiko dhe studio festat e tyre tradicionale”.

Halloween-i, me veçantinë e tij identifikuese, tmerrin dhe agresionin, mund të na tregojë se kush duam të jemi dhe çfarë kemi frikë të bëhemi. Halloween-i ka qenë gjithashtu një festë e përqafuar nga ata që nuk ishin anëtarë të plotë të shoqërisë.

Më shumë se një shekull më parë, emigrantët irlandezë, të cilët sollën traditat e Halloween-it në Amerikë, e përdornin kremtimin për të forcuar lidhjet e komunitetit.

Fillimisht, traditat e tyre të Halloween-it i veçonin ata. Por, ndërsa ata u asimiluan, e përhapën festën në pjesën tjetër të vendit.

Nga vitet 1950, ajo ishte kthyer “një natë për fëmijët”.

Halloween-i gjithmonë ka premtuar të jetë krijues dhe ju ka dhënë njerëzve shansin të bëhen dikush tjetër. Dhe në këtë proces, ata e kanë ndryshuar mënyrën se si festohet Halloween-i.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!