MENU
klinika

Vrau gruan me sëpatë

Kunati: Ishte i alkoolizuar, dëgjonte thashetheme në fshat

11.06.2021 - 13:01

Pas rreth 30 vitesh martesë së bashku, Menturie Bici nuk do të prehet pranë bashkëshortit të saj, Qemal Bici, i cili i ndërpreu jetën në mes pasditen e së hënës duke e masakruar me sëpatë. Pas aktit makabër, 56-vjeçari i dha fund jetës duke u vetëvarur në një pemë pranë shtëpisë.

Familja e 53-vjeçares ka varrosur të bijën në fshatin e saj të lindjes në Mravë të Librazhd Katundit. Duket se mes çiftit ka pasur një histori të gjatë mosmarrëveshjesh dhe dhune, ndër- sa vëllai i 53-vjeçares së ndjerë thotë se Qemal Bici konsumonte alkool në vijimësi dhe se e motra nuk kishte preferuar të divorcohej për shkak të fëmijëve që të mos i linte pa baba. Ai thotë gjithashtu se 56-vjeçari ndikohej nga fjalët e të tjerëve ndaj së motrës.

“Ai mund ta ketë planifikuar shumë kohë më parë. Gjithmonë ka qenë njeri shumë problematik, i pijes, i varur nga alkooli. Ishte njeri i lokaleve dhe ndikohej nga fjalët e njerëzve. Motra për hatër të fëmijëve nuk divorcohej sepse nuk donte që fëmijët të jetonin pa babain. Hatri i fëmijëve nuk e bëri. E kemi pasur gjithmonë shqetësim. Ne e dinim çfarë monstre ishte. Ai nuk ishte trim, ish- te frikacak”, deklaron vëllai i Menturie Bicit(Rruplli).

Të afërmit e viktimës thonë se në një rast, gruaja ishte dhunuar aq shumë saqë nuk ngrihej dot dhe pak ditë pas këtij akti kishte shkuar në Polici për të bërë denoncim, por se forcat e rendit nuk kishin marrë ndonjë masa për të parandaluar dhunën e mëtejshme dhe nuk kishin lëshuar as urdhër mbrojtjeje. “Kujtoj një denoncim që bëri para disa vitesh, kur ai e torturoi shumë rëndë saqë mbeti e shtrirë. Pas disa ditësh shkoi dhe e denoncoi në Polici. Por Policia nuk i dha urdhër mbrojtje për ta parandaluar këtë krim makabër”, thotë daja i viktimës, Bujar Asgjeta.

VRASJE PËR XHELOZI

Sipas burimeve, autori i krimit dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me një mësues, i cili dikur kishte punuar si drejtor shkolle në fshatin Dragostujë, ku u regjistrua ngjarja e rëndë. Më pas, arsimtari u transferua në një shkollë tjetër të Librazhdit, si mësues i thjeshtë. Pavarësisht transferimit, konfliktet midis çiftit kishin vazhduar, pasi burri dyshonte se bashkëshortja e vazhdonte lidhjen me arsimtarin, konflikt i cili kulmoi pasditen e së hënës që përfundoi me vdekjen e të dyve. Thashethemet për tradhti bashkëshortore që kanë qarkulluar në fshat u konfirmuan edhe nga vëllai i viktimës.

NGJARJA

Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në banesën e çiftit para aktit tragjik të vrasjes, pasi ata kanë qenë të vetëm në shtëpi dhe me ardhjen e djalit të tyre 20-vjeçar në banesë, gjithçka kishte përfunduar. I riu i ka gjetur nënën të masakruar në shtëpi dhe më pas babanë të varur në pemë, të dy pa shenja jete.

Çifti kishin katër fëmijë, dy prej të cilëve jashtë vendit, një në Tiranë dhe vetëm një djalë 20-vjeçar në shtëpi. “Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sëpatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe, dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron Policia lokale.

Menjëherë pas ngjarjes është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Vrasja e Mentorie Bicit në Elbasan, e çon në 12 numrin e viktimave nga krime të tilla brenda familjes dhe ndodh brenda harkut të më pak 24 orëve pas zbulimit të një tjetër vrasjeje në Shkodër, ku një 55-vjeçar vrau me disa plumba motrën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN