MENU
klinika

Një Elvanë krejtësisht ndryshe!

Kush fshihet pas transformimit të artistes në klipin e ri

11.06.2021 - 13:18

Elvana Gjata publikoi ditën e djeshme projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.

“Loti” është krejtësisht ndryshe në krahasim me këngët e “Çelu” dhe Elvana na vërtetoi edhe një herë se asaj i qëndron fare mirë çdo lloj stili. Jo vetëm kënga, por edhe klipi e veshja e Elvanës është krejtësisht ndryshe me projektet e saj të mëparshme. Këngëtarja vjen shumë e thjeshtë, origjinale dhe me një stil mashkullor në veshje që e bën të duket kaq ndryshe nga të tjerët.

Në fakt puna e saj bën diferencën, pasi ajo ka bashkuar forcat për këtë projekt me dy persona shumë të talentuar në fushën e regjisë dhe dizajnit. Flicka Elisa, content creator dhe Vasjen Katro, visual designer (dizajner vizual) janë kujdesur për çdo detaj në klipin e artistes duke e transformuar totalisht dhe sjellë në frymë tjetër.


Vasjen Katro është një dizajner vizual nga Shqipëria. Ai ka dizajnuar aplikacione telefonash, website dhe reklama të ndryshme për mbi 10 vite. Projekti i tij më i njohur është Baugasm, i cili nisi në mes të vitit 2016, përmes së cilit artisti sfidoi veten për të dizajnuar një poster çdo ditë për 1 vit të tërë.

Madje skuadra është kujdesur edhe për detajin e makinës, për ta bërë sa më të veçantë këtë klip. Makina me të cilën Elvana shfaqet në videoklip është në përdorim që nga viti 1981 në Shqipëri dhe i përket stilit të makinave retro. Madje ky Mercdes ka dhe një profil në Instagram për të dokumentuar gjithë rrugëtimin e tij ndër vite dhe si i ka mbijetuar kohës.

Për ta thënë me pak fjalë, të tilla projekte si ky i Elvanës na duhen herë pas here për të na treguar se Shqipëria ka dhe persona të talentuar që nuk preferojnë t’i bashkohen rrymës.

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën