MENU
klinika

OHRI

Liqeni i legjendave dhe qyteti nën ujë

13.06.2021 - 16:55

        Është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik, si dhe një nga më të hershmit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit të Ohrit, i përket Maqedonisë së Veriut dhe pjesa tjetër, Shqipërisë./Konica.al

Ohri, Struga dhe Pogradeci, janë tre qytetet, që rrethojnë e liqenin legjendar në mbrojtje nga UNESCO.

Pogradeci ka histori të lashtë, të kaluar të lavdishme me dëshmi të shumta artistike, kjo sipas historianët. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar vendbanimin ilir të shekullit V para Krishtit, që u përket fiseve të lashta desarëve dhe mbase enkelejdëve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të liqenit të Ohrit. Kjo trevë ka qenë e banuar nga fiset ilire mbi 2,000 vjet para Krishtit. Në fund të shekullit V u formua shteti i fuqishëm ilir, me vendbanime e kështjella rrotull liqenit të lashtë të Ohrit, si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj. Këto qendra kanë pasur ndikim të fuqishëm në luftrat ilire-maqedonase dhe ilire-romake.

Po këtu, kalonte rruga e famshme “Egnatia”, lidhëse e Romës me Kostandinopojën. Zbulimet arkeologjike nxorën në dritë mozaikun e veçantë të kohës së sundimit të perandorit romak, me origjinë ilire, Justiniani.

Sipas përllogaritjeve, liqeni mendohet të jetë formuar 2 deri më 5 milion vjet më parë, nga dukuritë natyrore. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike, si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash, nën nivelin e liqenit.

Po a i dini legjendat e liqenit?

Sipas gojëdhënave, kur Zoti krijoi liqenin e Ohrit, tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe, në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh. Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë i trembeshin dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit.

Një ditë, një djalë i quajtur Strugë, shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë, për t’u përleshur me përbindëshin.

Ishte një luftë deri në vdekje.

Në fund, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun.

Pas kësaj ngjarjeje, njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin për të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë, në nder të heroit, Strugë.

Ndërsa historia thotë se, liqeni mbulon një qytet që i përket fisit Enkelejdas të Ilirisë. Mbetjet gjenden nën ujë, ndërsa qyteti ilir u fundos nga tërmeti.

Pogradeci është banuar në periudhën e neolitit ku në Buqezë, përgjatë brigjeve të liqenit u ngritën vendbanime palafite. Më vonë, gjatë antikitetit kjo trevë banohej nga bashkësitë ilire të Dasaretëve, që popullonin Mokrën e sotme dhe Enkelejdët që jetonin përgjatë fushës së sotme të Buçimasit (Pogradecit). Qytetet e tyre Pelioni dhe Enkelana u shdërruan në shekujt IV-III pk, në qendra të rëndësishme urbane.

Me krijimin e shtetit ilir pas mesit të shekullin të V p.e.s., pushteti kaloi nga Taulantët tek Enkelejdët. Mbreti i parë ilir, ishte Sirra i Enkelejdëve. Nga martesa e vajzës së tij Euridikës, me Amintën e III të Maqedonisë, lindi mbreti i ardhshëm Filipi i II, i ati i Aleksandrit të Madh.

Më 167 p.e.s. treva e Pogradecit ra nën sundimin romak dhe nga ana administrative, do të bëjë pjesë në provincat e Maqedonisë dhe të Epirit të Ri.

Më pas, do të vijojë pushtimi bizantin, trashëgimi e të cilit është bazilika-rrënojë e Linit. Gjatë mesjetës së mesme në shekujt IX-XI, Pogradeci do të kalojë edhe një periudhë të pushtimit bullgar, nga edhe do të trashëgojë një sërë toponimesh sllave, bashkë me atë Pogra-Dec, që do të thotë: qyteti nën kështjellë. Edhe sot, qyteti ndodhet nën kështjellën antike dhe mesjetare.

Më pas, Pogradeci ishte pjesë e Principatës së Muzakajve dhe me rënien e saj, do t’i hapej rruga pushtimit të gjatë turk në krahinë dhe mbarë Shqipërinë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur Enveri kërcënonte Jugosllavinë

Do shpoj tunel dhe do të thaj Ohrin

Periudha paleokristiane

Hapet bazilika e Linit


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe