Të gjithë njerëzit anembanë botës që po ndjekin Euro 2020 u shokuan pas rënies përdhe të Christian Eriksen, me mesfushorin danez që pësoi arrest kardiak.
Ai ia hodhi, gjendja e tij është e mirë. Dhe për ta konfirmuar këtë, ka dashur që të bëjë një foto nga spitali ku ndodhet dhe të hidhet për publikun. Kjo në shenjë mirënjohje për të gjithë ata që janë lutur për të.
Kjo natyrisht nuk është fotoja e ditës, por e vitit, të paktën në botën e sportit. Tani mbetet për t’u parë nëse Eriksen do të dalë sot nga spitali, sic flitej. Ndërsa për të luajtur më futboll, duhet të presim…
“Përshëndetje të gjithëve! Faleminderit të madh për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. ️
Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë. Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luaj për të gjithë Danimarkën”, – shkruan Eriksen.
View this post on Instagram