MENU
klinika

Made in China

G7: “Darka e fundit”

16.06.2021 - 14:46

       Kina, karikatura që riprodhon “Darka e fundit” të Leonardos për të satirizuar mbledhjen e G7-ës

Është bërë virale në internet karikatura kineze, që pasqyron “Darka e fundit” të Leonardo da Vinçit si shenjë satirizimi për samitin e G7-ës: dhe vendet pjesëmarrëse në samitin e Cornwall përfaqësohen nga kafshët./Konica.al

“Darka e fundit” e Leonardo da Vinçit, pasqyruar në marrëveshje kafshësh: është një karikaturë satirike kineze, që tallet me G7-ën e bërë virale orët e fundit. Kafshët përfaqësojnë vende të ndryshme: në qendër, shqiponja e Shteteve të Bashkuara në rolin e Jezusit, me përbri, në të djathtë, luanin anglez, kastorin kanadez, gjelin francez dhe, në anën tjetër, ujkun italian, qenin japonez Akita dhe skifterin gjerman. /Konica.al/E mbyllin qarkun kanguri australian dhe elefanti indian: Australia dhe India nuk janë pjesë e G7-ës, por ishin vendet mysafire në samitin e mbajtur në Cornwall ditët e fundit.

Që të gjitha kafshët, kanë si qëllim të ndajnë tortën e Kinës, të vendosur në tryezë. Kjo është një vepër e artistit dixhital kinez, Bantonglaoatang, postuar në rrjetin social Weibo. Të ndryshme janë referencat për situatën gjeopolitike: Japonia, që mbush gotat me lëng të gjelbër (referencë për derdhjen e substancave radioaktive të Fukushimës në ujërat detare), Italia, që me gjestin refuzues, duket se nënkupton përfshirjen e saj në projektin kinez “Rruga e Mëndafshit” (dhe për këtë arsye, vendi më i largët nga synimet e G7-ës, sipas satirës), India me një pikim (flebo) në lidhje me pandeminë Covid, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja që i drejtohen plot përhirim shqiponjës amerikane (shenjë e nënshtrimit ndaj SHBA-së), letra higjienike me të cilën, shtypen dollarët amerikanë. Për tabloidin “Global Times”, e përditshmja në gjuhën angleze e Partisë Komuniste Kineze, që prezanton karikaturën, ilustrimi zbulon “qëllimet e liga të Perëndimit, teksa kërkon të ndrydhë Kinën”.

E njëjta e përditshme ofron çelësin për të kuptuar figurën e ujkut italian: “Italia, vendi i parë evropian dhe i G7-ës, që u bashkua me Kinën në nismën e “Rrugës së Mëndafshit”, heziton të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në asfiksimin e Kinës”. Së fundi, edhe referenca sa i përket racizmit të Shteteve të Bashkuara: leskërat e pambukta të gjakosura (nën krahun e djathtë të luanit anglez) dhe këmbëzat pranë këmbëve, simbol i njollës së skllavërisë, me të cilën SHBA-ja, ka ndërtuar një pjesë të mirëqenies së saj./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump shtyn samitin dhe fton Putinin

A do të rikthehet Rusia në G7?