MENU
klinika

Ende asnjë ndërhyrje nga ajri

Digjet prej 24 orësh Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit!

29.06.2021 - 09:46

Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtare të Malit të Tomorrit është duke u djegur prej 24 orësh. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve. Zjarri ka rënë në një terren malor, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, thuajse e pamundur dhe se ndërhyrja e vetme është nga ajri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë mundura ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.

Aktualisht zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të madhe, ndërsa po përhapet në pjesë të tjera të malit.

Gjithashtu policia ka marrë në pyetje disa persona, të cilën mbledhin bimë medicinale në zonë nëse kanë informacion për zjarrin, pasi ende nuk dihet nëse ka qenë zjarri i shkat7uar nga njerëzit apo nga thatësira.

Zjarri ka nisur ditën e djeshme në pyllin me pisha në fshatin Lybeshë të Poliçanit, ndërsa vatra e tij ka ardhur duke u përhapur gjatë orëve të fundit.