MENU
klinika

Euro 2020

Synojnë finalen e madhe, ja bilanci mes Anglisë dhe Danimarkës

07.07.2021 - 17:49

Pas tri fitoreve dhe një barazimi në “UEFA Euro 2020”, Anglia ka një rekord prej 186 fitoresh 73 barazimesh dhe 39 humbjesh në “Wembley”.

Në tempullin e futbollit anglezët kanë fituar 12 nga 14 ndeshjet e fundit, duke mposhtur Republikën Çeke (5-0), Bullgarinë (4-0) dhe Malin e Zi (7-0) në kualifikueset për “Euro 2020”. Në 26 ndeshjet e fundit ata kanë humbur vetëm dy (F19 B5), e fundit ishte në Ligën e Kombeve të UEFA-s pikërisht kundër Danimarkës tetorin e kaluar.

 Danimarka mbeti e pamposhtur në tetë ndeshje kualifikuese (4 fitore e po aq barazime) për “Euro 2020”, por përfundoi e dyta pas Zvicrës në Grupin D. Danezët u kualifikuan në ndeshjen e fundit me një barazim 1-1 ndaj Republikën e Irlandës.

 Humbja ndaj Islandës në raundin e 1/8-ave të “UEFA Euro 2016” është humbja e vetme e Anglisë në ndeshjet fazës finale të një Europiani (F9 B6). Humbjet në penallti në çerekfinale kundër Italisë (2012) dhe Portugalisë (2004) konsiderohet të jenë barazime.

 Danimarka është një nga pesë kombëtaret që arritën në “UEFA Euro 2020” të pamposhtur së bashku me Belgjikën, Italinë (të dyja kanë fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese), Spanjën dhe Ukrainën. Sidoqoftë, danezët janë të vetmit që nuk kanë dalë të parët në grupin e tyre kualifikues.

 Anglia nuk ka pësuar gol në pesë nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në “Wembley”, duke përfshirë kualifikueset e “Euro”-s. Goli i fundit i pësuar ishte një autogol nga Henderson në 3-1 ndaj Sllovenisë në nëntor 2014, për një total prej 932 minutash pa pësuar dhe 31 gola të shënuar. Lojtari i fundit që shënoi kundër Anglisë në “Wembley” për kualifikueset e një Europiani ishte zvicerani Trankilo Barneta, i cili shënoi në barazimin 2-2 të 4 qershorit 2011.

 Danimarka luajti të tria ndeshjet në grupe në “Parken Stadium” të Kopenhagnit, duke humbur ndaj Finlandës (0-1) dhe Belgjikës (1- 2) përpara një fitoreje të madhe 4- 1 kundër Rusisë për vendin e dytë. Sukseset për danezët vijuan edhe në fazat pasardhëse, me 6 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar (ndaj Republikës Çeke).