MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i trajtojmë çrregullimet e ankthit?

08.07.2021 - 10:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si t’i trajtojmë çrregullimet e ankthit?

Mjeku: Këto çrregullime vijnë në disa forma, si format e panikut në situata sociale ose ankth i vazhdueshëm për shëndetin, punën ose familjen. Mund të keni frikë për gjëra të përditshme, si paratë, shëndeti, familja, puna etj. Mund të prisni më të keqe, edhe kur duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ky lloj ankthi mund të ndikojë tek përqendrimi juaj në punë ose kur flini, duke ju shkaktuar një ndjesi lodhjeje, acarimi, plogështie.

Nuk lidhet vetëm me turpin – mund të ndiheni të frikësuar ose të turpshëm në situata sociale. Kjo formë e ankthi zakonisht fillon në adoleshencë, duke e bërë jetën sociale, profesionale dhe romantike të vështirë dhe gati të pamundur. Mund të ndiheni të pafuqishëm ose të turpshëm.

Paniku është një frikë e madhe, e papërmbajtshme, që zë një njeri a që përhapet menjëherë në një turmë, shpesh pa shkak ose pa e ditur arsyen. Mund të shfaqet në çdo kohë, edhe kur jeni duke fjetur. Nëse keni rregullisht sulme paniku dhe frikësoheni mos keni një tjetër, mund të keni çrregullime të panikut. Kjo gjendje zakonisht fillon në adoleshencë, dhe gratë janë dyfish më të rrezikuara se burrat.

Agorafobia

Në të shkuarën, kjo gjendje lidhej me çrregullimet e panikut, por tani është ndarë si çrregullim më vete. Ju mund të keni fobi ndaj zonave publike, ku duket vështirë që të “arratiseni”, si stadiumet, metrot ose qendrat tregtare. Në disa raste, mund ta keni të vështirë që të dilni jashtë “zonës suaj të sigurisë” pasi mund të zhvilloni ankth.

Fobitë

Të gjithë kemi gjëra që na frikësojnë – merimangat, lartësitë, ashensori ose dentisti – megjithatë shumica prej nesh dinë si t’i këto frikëra. Por, kur një frikë e caktuar na shkakton aq shumë ankth sa mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme, atëherë ajo kthehet në fobi.

Trajtimi: terapia popullore e sjelljeve njohëse

Shumë çrregullime të ankthit trajtohen njësoj. Për shembull, kjo lloj terapie ju ndihmon të mësoni për gjendjen dhe të merrni masa për të kuptuar dhe ndryshuar mendime dhe sjellje të caktuara. Pas 12-16 javësh mund të vëreni shenja të përmirësimit të gjendjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.