Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 01:45 të mëngjesit në aksin rrugor Gostimë-Mollas.
Mësohet se një makinë tip “Audi” me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë
Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.