MENU
klinika

Morën pikën kufitare pa asnjë rezistencë

Talebanët ngrenë flamurin midis Afganistanit dhe Pakistanit

14.07.2021 - 20:12

Talebanët raportohet të kenë ngritur flamurin e tyre mbi një postë kufitare kryesore midis Afganistanit dhe Pakistanit dhe pretendojnë se tani është nën kontrollin e tyre.

Në videot që janë shpërndarë në mediat sociale shihet flamuri i bardhë që valëvitet mbi kalimin Spin Boldak pranë Kandahar.

Zyrtarët afganë kanë mohuar që posti të ketë rënë, megjithëse fotografitë në mediat sociale tregojnë se militantët bisedojnë me rojet kufitare pakistaneze.

BBC-së i është thënë se talebanët morën pikën kufitare pa asnjë rezistencë. Në javët e fundit, militantët kanë bërë përparime të shpejta në të gjithë vendin, duke kapur një seri postash kufitare nga forcat afgane, duke përfshirë kalimet me Iranin, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin.

Këto ngjarje vijnë ndërkohë që SHBA po tërheq forcat nga Afganistani. Talebanët, një milicë fundamentaliste islamike që u rrëzuan nga pushteti nga pushtimi i SHBA gati 20 vjet më parë gjithashtu kanë kapur kontrollin e një numri rrugësh kryesore ndërsa kërkojnë të ndërpresin rrugët e furnizimit në qytetet kryesore.

Posta kufitare, e cila ndan qytetin afgan të Spin Boldak në provincën Kandahar në njërën anë dhe qytetin pakistanez Chaman në anën tjetër, është vendkalimi i dytë më i ngarkuar midis vendeve. Ai lidh qytetin e Kandahar me portet e Pakistanit dhe rreth 900 kamionë kalojnë aty çdo ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të zëvendësojë Kina SHBA-në?

SHBA-Pakistan po “ndahen” përfundimisht?