MENU
klinika

“Refugjati” Altin Lala

Ish-kapiteni me 9 dyqane dhe 180 punëtorë

01.11.2018 - 22:40

Altin Lala, ish-kapiteni Kombëtares shqiptare, është një shembull frymëzimi për shumë të rinj e të reja, sidomos sa i përket futbollit. Portali gjerman “torgranate.de” i ka kushtuar një profil legjendës së Hannover 96, Altin Lala, që tani, përveçse menaxher lojtarësh, është edhe pronar i disa marketeve të artikujve shtëpiakë.

Shqiptari 41-vjeçar, i cili mbërriti në Gjermani në fillim të viteve 1990, duke luajtur për ekipe modeste, si Spvgg. Hosenfeld dhe Borussia Fulda, mësoi nga ana futbollistike dhe njerëzore që të jetë i disiplinuar.

Gjatë festimeve të 125-vjetorit të themelimit të Reiffeisenbank, Altin Lala ishte një ndër të ftuarit më interesantë së bashku me gruan e tij italiane Vitoria dhe dy fëmijët, Kataldo (sot 16 vjeç) dhe Gabriela (14 vjeçe). Në Fulda, njerëzit e përshëndesin ngrohtësisht. “Unë vij këtu gjithmonë me kënaqësi”, – thotë Lala për “Torgranate.de”.

altin lala lamtumire
altin lala lamtumire

Lala mbërriti 16 vjeç si refugjat në Gjermani. Por karriera e tij futbollistike ishte e shkëlqyer: pesë vjet te Borusia Fulda dhe 14 vjet te Hanover 96. Lala konsiderohet si shembulli më i mirë i integrimit në Gjermani.

Me ndihmën e bosit të Hannover 96, Martin Kind, Lala ra në kontakt me Dirk Rossman, duke bërë krijimin e rrjetit të artikujve shtëpiakë në Shqipëri. Unë jam përgjegjës për nëntë filiale dhe 180 punëtorë. Ka supermarkete, por jo ‘drogerie’ (artikuj shtëpiake) në Shqipëri. Njerëzit i vlerësojnë shumë produktet gjermane, ne kemi ende potenciale”, – thotë krenar Lala.

Por, pa futboll ai nuk mund të bëjë dot. Zemra e tij vazhdon të rrahë për Hannover 96. “Unë kam pasur shumë dëmtime, por trupi im i vogël dhe trajnimi special, më kanë bërë që të jem ende në formë”, – thotë Lala, që menaxhon pesë lojtarë të rinj, midis tyre edhe sulmuesin anësor Milot Rashica, që luan me Ëerder Bremen.

altin lala e duka
altin lala e duka

Puna e trajnerit që Altin Lala bëri për dy vjet me radhë si ndihmësi i trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë në krah të De Biasit nuk ishte për të. “Ti duhet të kesh të bësh 24 orë me futbollin dhe të drejtosh njerëzit, që ndoshta kanë një raport tjetër me futbollin. Ishte gjë e bukur, ta çoja vendin tim në rrugën drejt Europianit të Francës, por në fund të fundit ishte një shërbim miqësor. Kështu siç jam, jam shumë i lumtur” – përfundoi Lala për portalin gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN