MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është i sigurt udhëtimi me avion për fëmijët?

17.07.2021 - 08:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është i sigurt udhëtimi me avion për fëmijët?

Mjeku: Udhëtimi nga ajri (me avion) është i përshtatshëm për çdo bebe. Përpara çdo udhëtimi me fëmijën duhet të keni parasysh:

Moshën e foshnjës suaj. Mjeku i fëmijës suaj mund t’iu ndalojë të kryeni disa udhëtime të panevojshme menjëherë pas lindjes. Foshnjet e kanë akoma në zhvillim sistemin imun dhe udhëtimi nga ajri mund të rris rreziqet të preken nga një sëmundje infektive. Nëse zgjidhni të udhëtoni me një foshnje lani duart sa më shpesh ose përdorni antibakterial dhe shmangni kontaktet me udhëtarë që duken të sëmurë.

Dëgjimi i foshnjës suaj. Ndryshimi i presionit në kabin gjatë fluturimit mund të shkaktojë ndryshim në veshin e mesëm përkohësisht, duke sjell kështu dhimbje. Për të ndihmuar në balancimin e presionit në veshët e foshnjës, jepini të pi nga gjiri, biberoni ose jepini pajtuesin para ngritjes dhe uljes së avionit. Kjo mund të ndihmojë që të provoni kohën e ushqyerjes së fëmijës tuaj në mënyrë që ai ose ajo të jetë i uritur gjatë kësaj kohe. Nëse fëmija juaj ka pasur kirurgji të veshit ose një infeksion të veshit gjatë dy javëve të fundit, pyetni mjekun e tij ose të saj nëse është në rregull të fluturojë.

Niveli i zhurmave në kabinen e avionit janë shumë të larta, sidomos gjatë ngritjes. Konsideroni të përdorni pambuk, kufje që zhdukin zhurmën ose tapa për veshët për të limituar sa më shumë ekspozimin nga zhurma kështu foshnja e ka më të lehtë të fle.

Frymëmarrja e foshnjës suaj. Gjatë fluturimit presioni i ajrit në kabinë është më e ulët se në tokë. Ky ndryshim i përkohëshëm nuk përbën problem për fëmijët e shëndetshëm. Por nëse foshnja juaj ka lindur para kohe, ka probleme kronike me zemrën apo mushkrinë ose ka simptomat e infeksion i traktit të të poshtëmose të sipërm respirator. Është mirë që në këto raste të konsultoheni me mjekun e fëmijës suaj.

Ulësja e sigurt e bebes suaj. Shumë nga ulëset e fëmijëve për makina janë të certifikuara edhe për udhëtimet ajrore. Megjithatë, linjat lejojnë që fëmijët të udhëtojnë në prehërin e kujdestarit gjatë fluturimit, Administrata Federale e Aviacionit rekomandon që foshnjët duhet të udhëtojnë të sigurt. Nëse zgjidhni të mos i blini biletë për foshnjën tuaj, kërkoni një vend të lirë në avion nëse mund ta përdorni për foshnjën tuaj.

Mos u tundoni t’i jepni foshnjës mjekime pa recetë, që t’i zerë gjumi gjatë fluturimit. Kjo nuk është e rekomandueshme dhe ndonjëherë ka efektë të kundërt.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta ime me dy fëmijë autik

“Autizmi nuk ka asnjë ditë pushim”