MENU
klinika

Sfidon Anglinë

Botërori 2030, kandidatura unike që po habit të gjithë

17.07.2021 - 12:17

Pas Euro 2020 dhe në pritje vitin e ardhshëm të Botërorit në Katar, Arabia Saudite është duke menduar që të bashkojë forcat me një vend europian për të ofruar kandidaturën e organizimit të Botërorit 2030.

Vendi nga Lindja e Mesme i ka vënë syrin Italisë si një partner i mundshëm, duke rivalizuar në këtë mënyrë ofertën e Anglisë dhe Irlandës.

Nëse vendi i pasur i naftës do të arrijë me sukses të formalizojë kandidaturën me kampionët e “Euro 2020”, kjo do t’i jepte një tjetër goditje ëndrrës së britanikëve për ta organizuar turneun në tokën e tyre.

Pamjet e shëmtuara të trazirave të tifozëve në ditën e finales Itali-Angli, i kanë zbehur shumë kuotat e britanikëve për ta rikthyer edhe njëherë futbollin në shtëpinë e tyre.

Arabia Saudite mendon se një partner si Italia, që ka organizuar 4 turne të rëndësishëm në historinë e saj, do t’i garantonte fitore. Por Italia po mendon të kandidojë edhe për Euro 2028 dhe kjo mund të përbëjë problem për sauditët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN