“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të shmangim mykun e këmbëve tani në verë?
Mjeku: Në mjekësi thuhet është më mirë të parandalosh, se sa të trajtosh. Kur sëmundja ndodhet në fazë të avancuar, me shenjat si vendosja e një cipe të bardhe, me skuqje dhe me çarje, nëse personi ka arritur në këtë fazë është e domosdoshme që të vizitohet te mjeku. Të mjekohet me medikament që janë kundër alergjisë dhe pastaj bëhen banjo të këmbëve me permaganat. Më pas fshihet këmba me një peshqir, lyhet me një solucion, betadinën ose kastelanin dhe mbasi thahet lyhet me një pomadë kundër mykut .myku 2
Çfarë është e këshillueshme për personat që u djersiten këmbët ?
Për personat që u djersiten këmbët, sidomos për ushtarakët e mira është të përdorin pudër antimykotike, kjo ka dy efektet e para mban këmbën e thatë dhe e dyta nuk lejon fillimin dhe zhvillimin e rritjes së mykut. Me përdorim e pudrës në një farë mënyre është ulur risku që të krijohet myku.
Çfarë pasojash sjell myku i këmbëve, nëse nuk kurohet ?
Një nga arsyet që krijohet myku është hiperdjersa e këmbëve. Hiperdjersa ndodh te profesionet, si te ushtaraket, policet, pra te personat që mbaj këpucë për një kohë të gjatë. Kjo është edhe profesionale me tepër, pasi ka disa lloj shkaqesh te formimit të mykut. Po ti bësh një renditje formimi të mykut në një ndër to është profesionale siç janë personat e detyruar që të mbajnë këpucë. Por, shfaqja te disa persona për mungesë higjiene ose për dembellëk ose e kanë vetë në natyrën. Prandaj, në radhë të parë është higjiena, te personat që kanë mungesë higjiene është shumë e vështirë që të largohet myku, pasi mund ta mjekosh atë, por ai do shfaqet përsëri pasi këta persona sërish nuk do mirëmbajnë veten. Pastaj kalojmë të ekzemat mykotike. Këto ekzema mund edhe te infektohen dhe të bëhet ekzema e mykut të infektuar.
Këshilla për personat që vuaj nga myku i këmbëve:
Këshilla është që ta parandalojnë mykun pa u shfaqur ai, në momentin që ti nuk e ke bërë dhe kanë filluar të shfaqen shenjat e sipërpërmendura atëherë është mirë të drejtohesh te një mjek dermatolog, për të bërë ekzaminimin e duhur të sëmundjes dhe të marrë mjekimin e duhur. Arsyeja që duhet të vijë të mjeku është pasi sëmundja mjekohet sipas fazës, pasi sëmundja ka disa faza, ndryshe mjekohet fazën parë , ndryshe fazën e dytë dhe kështu me radhë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.