Irene Vallejo/
Fjala “anormale” më tingëllonte si fyerje, ishte si një shigjetë që më ngulej mua ose të tjerëve. Mesa duket ekzistonte një ujdi e pashkruar që e përcakton të ndryshmen si të pahonepsshme.
Shndërrimi i dallimeve të dikujt, e bënte atë të ndihej më i integruar, megjithatë frika e ndjenjës së mospërkatësisë, në fakt kjo na bashkon, ndjesia e të qenit të huaj.
Siç shkruante Carmen Martin Gaite: “Gjithçka është shumë e çuditshme, po t’i kushtosh pak vëmendje. Fakti që jemi të ulur këtu ku jemi, që flasim dhe nuk n’a dëgjon njeri, fakti që i rendisim fjalët. Më e çuditshmja nga e gjitha kjo është se na duket normale e gjitha kjo panoramë”. Në latinisht, fjala “rarus” do të thotë “i rrallë”. Ishte njësoj si të thoshe “e jashtëzakonshme”.
Aksioma antike “omnia praeclara” na rikujton që e mrekullueshmja është e pazakonshme. “Rara avis”si shprehje i ka rezistuar kohës jo për të përshkruar zogjtë por për të përshkruar cilësitë e jashtëzakonshme, siç konsiderohej e jashtëzakonshme mjellma e zezë.
Paraardhësit tanë besonin që mjellmat mund të ishin vetëm të bardha, por kjo mendësi ndryshoi duke qenë se në Hollandë, në vitin 1967 u zbuluan mjellmat e para me pendë pisk të zezë. Historianët sot i referohen me mjellma të zeza, dukurive që konsideroheshin të pamundura për kohën, si pasojë e mungesës së perspektivës.
Disa nga shpikjet që e kanë përmirësuar botën kanë lindur në këtë mënyrë “ekstravagante” e janë shëndrruar në të domosdoshme. Kemi nevojë për të rrallën: pa anormalen, jeta normale nuk do të ekzistonte.
*Irene Vallejo Shkrimtare Spanjolle, në vitin 2020 fitoi çmimin Premio Nacional de Ensayo për librin e saj “El infinito de un junco”, e pesta grua që ka fituar këtë çmim. Femra e parë filozofe që fitoi çmimin Celia Amorós në 2006.
Artikulli u përkthye në Shqip nga Albana Murra.