MENU
klinika

Mediat spanjolle për Rey Manaj

Tre gola në 30 minuta, “vrasës” me karakter dhe trim

22.07.2021 - 10:07

E djeshmja ishte dita e Rey Manajt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi 3 gola në harkun kohor të 30 minuta me ekipin e parë të Barcelonës. Dhe kjo tripletë pati jehonë në mediat spanjolle.

Manaj ka jetuar një karrierë me sensacione që nga nënshkrimi për Barçën nga Albacete, pasi klubi katalanas pagoi 700 000 euro Ishte janar 2020 dhe megjithëse kishte kontratë deri më 2023 shqiptari përflitej në merkato që nga sezoni i kaluar, kur madje u lirua nga Barcelona B për të gjetur një ekip në Greqi.

Sidoqoftë, qëndroi dhe përfundoi të jetë i rëndësishëm për Barça B, me 14 gola në 22 ndeshje. Klubi e ka hedhur sërish në treg, zëvendësuesi i tij tashmë ka nënshkruar, Jordi Escobar. Pasi e aktivizoi në miqësoren e parë parasezonale, Barcelona shpreson të marrë një shifër të mirë parash për shqiptarin.

Aq më shumë pas “hat-trick” dhe 45 minutave të tij të jashtëzakonshme në premierën kundër Gimnastic. Ai mund ta ketë bindur Koeman edhe të ndryshojë mendje, por e vërteta është se Manaj kurrë nuk është konsideruar për ekipin e parë

Famalicao, klubi portugezi ishte favorit për shqiptarin, të paktën deri në ndeshjen e mbrëmshme. Cádiz ishte, gjithashtu, në gjurmët e sulmuesit. Një “vrasës” me karakter dhe trim që, sa më shumë e largojnë nga Barça, aq më tepër gola shënon.

Manaj mori si kujtim të paharruar topin e nënshkruar nga bashkëlojtarët, me të cilin realizoi “hat-trick” e tij të parë si lojtar i Barcelonës së madhe. Edhe po u largua, do të ketë me çfarë të mburret nga eksperienca me katalanasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN