MENU
klinika

Të çmendurit a inteligjentët?..

Çfarë e gjeni përtej logjikës… mban vetëm një emër

28.07.2021 - 14:26

         Dashuria është një lule e bukur, por duhet të kesh guximin ta presësh atë buzë greminës.

Stendali

Dashuria është mbase ndjenja më e pranishme në letërsi dhe poezi, aty gjejmë fraza të paharrueshme dashurie shkruar nga autorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në letërsi, fraza të shumta dashurie mbeten të paharrueshme. S’kish si të ndodhte ndryshe: letërsia ka qenë përherë zëdhënësja e zhgënjimit, e dhimbjes, e historive më të bukura të dashurisë dhe braktisjes. Dashuria dhe poezia janë të pazgjidhshme. Sigurisht, një përzgjedhje e frazave më të bukura të dashurisë është arbitrare dhe personale, pasi të gjitha këto fraza shprehin kuptimet thelbësore të një ndjenje të përjetshme dhe universale. Në letërsi, frazat më të bukura të dashurisë rreken të përshkruajnë një ndjenjë që vështirë të kuptohet plotësisht.

  1. Tolstoi

Lev Tolstoi na ka dhuruar një nga frazat më të bukura të dashurisë në letërsi, ku flet për thellësinë e kësaj ndjenje: “Ai që ka njohur vetëm gruan e tij dhe e ka dashur atë, i njeh gratë më shumë se ai që ka njohur njëmijë të tilla”. Për të, të njohësh dashurinë nuk matet nga numri i të dashurve, por nga intensiteti i një marrëdhënieje. Me pak fjalë, dashuria e vërtetë nuk zbulohet duke jetuar dhjetëra përvoja, por duke i përkushtuar trupin dhe shpirtin një marrëdhënie të rëndësishme.

  1. Dashuria dhe hyjnia

Jorge Luis Borges shkroi: “Të biesh në dashuri, do të thotë t’i japësh jetë një feje, atje ku zoti ka dështuar”. Si ta fajësojmë atë: ka dashuri që shndërrohen në fe të vërtetë, që i afrohen ndjenjës së shenjtë, që na bëjnë ta adhurojmë atë që duam. Gjithsesi, siç thekson edhe Borges, në atë rast adhurohet një zot shtirak. Nuk është fjala për një qenie nga përtej, por për një qenie njerëzore. Ndryshe nga një Zot fetar, ky zot shtirak mund të jetë i gabuar. Vlen të kujtohet se Borges, në këtë rast, flet për faktin e të qenit i dashuruar dhe jo për dashurinë që rritet përtej fazës së parë të marrëdhënies.

  1. Vetëm të çmendurit e njohin dashurinë

Një nga frazat më të bukura të dashurisë në letërsi u shkrua nga Julio Cortazar: “Në çështjet e dashurisë, më shumë nga të gjithë dinë të çmendurit. Mos kërkoni dashuri tek njerëzit inteligjentë, ata dashurojnë në mënyrë inteligjente, çka është si të mos keni dashur kurrë”. Arsyeja është pengesë në dashuri, nëse mendoni shumë, është e pamundur të duash. Llogaritja dhe logjika nuk kanë vend në dashuri, si rrjedhojë vetëm ata që e lëshojnë veten e njohin vërtet atë ndjesi. Ata që synojnë të përvetësojnë një logjikë, nuk do ta njohin kurrë se ç’është dashuria e vërtetë./Konica.al

4. Të dua pavarësisht gjithçkaje

Një nga burimet më të mëdha të lumturisë, është të kesh dashuri reciproke. Dashuria sjell gjithmonë lumturi, por vetëm kur ndjenja është plotësisht e ndërsjellë, kënaqësia është e papërshkrueshme, më shumë se e mrekullueshme. Përse? Viktor Hygo e shpreh: “Lumturia supreme e jetës është të të duan për atë që je ose më mirë, të jesh i dashuruar pavarësisht se kush je”. Kur dikush tjetër na do vërtet, ai na fal defektet dhe dështimet, një mënyrë kjo për të na shpëtuar nga vetja.

  1. Dashuria e vërtetë

Nuk mund të mos përmendim këtu Antonio Galan: “Dashuria e vërtetë nuk është dashuria për veten, por ajo që e bën të dashuruarin të hapet me të tjerët dhe ndaj jetës; nuk bllokon, nuk izolon, nuk refuzon, nuk përndjek: thjesht pranon”. Gala na flet për dashurinë si forcë që jep jetë dhe jo e kundërta. Është një fuqi e gjallë, që reflektohet në mirëqenien e tjetrit, duke e tërhequr të dashurin nga guaska dhe duke i ofruar atij mundësinë për t’u hapur me botën, por mbi të gjitha, duke e pranuar ashtu siç është.

Mbi të gjitha, frazat më të bukura të dashurisë në letërsi duhet të jenë një mundësi për të reflektuar. Në fund të fundit, është e pamundur ta përshkruash dashurinë me fjalë. Sidoqoftë, disa fjali arrijnë të prekin zemrën, duke na treguar në mënyrë poetike, se kjo është ndjenja më e bukur që mund të ekzistojë./Konica.al

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen