MENU
klinika

Ndërveprimet me barnat

Mësoni se çfarë janë antiacidet!

03.11.2018 - 15:16

Antiacidet janë ilaçe që ndihmojnë në administrimin e simptomave të dhimbjes dhe shqetësimit të shkaktuar nga urthi.

Antiacidet ndihmojnë edhe në problemin e refluksit. Antiacidet neutralizojnë acidin e stomakut që irriton stomakun dhe ezofagun.

Shembuj të antiacideve mund të përmendim:

• Karbonat kalciumi;

• Citrat kalciumi;

• Acid alginic;

• Bikarbonat natriumi.

Barnat që përmbajnë një kombinim të aluminit dhe magnezit, mund të përmbajnë edhe simetikone për të kontrolluar gazrat.

Ndaloni marrjen e antiacideve dhe komunikoni me mjekun tuaj nëse keni përdorur antiacide për 2 javë dhe nuk keni ndonjë përmirësim të simptomave.

Pyetni mjekun tuaj para marrjes së antiacideve nëse:

• Keni probleme në veshka ose në mëlçi;

• Jeni duke marrë medikamente për tiroide;

• Medikamente për të holluar gjakun, pasi antiacidët mund të ndërhyjnë me këto barna;

• Nëse jeni shtatzënë, kujdesuni që të shmangni antiacidet që përmbajnë bikarbonat natriumi.

Nëse doni një antiacid të bazuar në kalcium, por jeni të shqetësuar për gazrat, ju mund të merrni citrat kalciumi, sepse karbonati i kalciumit tenton të shkaktojë gazra. Por gjithmonë duhet të flisni me mjekun tuaj.

Ju mund të pini barin antiacid, 30 minuta para se të hani, por shumica e njerëzve gjejnë efektshmëri më të gjatë nëse marrin antacide një orë pas ngrënies (deri në 2 orë) ose kur shfaqin simptomat e para.

Efektet anësore të zakonshme

Efektet anësore ndryshojnë në bazë të përbërësve të antiacidit, por mund të përfshijnë:

• Gaz ose gromësirë;

• Ënjtja në këmbë dhe duart (produktet që përmbajnë bikarbonat natriumi);

• Kapsllëku (produkte që përmbajnë kalcium ose alumin);

• Diarre (produkte që përmbajnë magnez).

Antiacidet që përmbajnë magnez dhe alumin njëkohësisht – kanë më pak gjasa të shkaktojnë diarre ose kapsllëk, sesa produktet që përmbajnë vetëm magnez ose alumin, pasi efektet e këtyre dy përbërësve kanë tendencë të balancojnë njëri-tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parandalimi i sëmundjes

Pse ndodh ulcera gastro-duodenale?