MENU
klinika

Diplomati amerikan: Secila palë po e përdor për...

“Bisedimet në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, një cirk!”

06.08.2021 - 09:22

Deputeti gjerman, Peter Beyer, që është raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, kishte porosi të qarta në adresë të qeverisë së Kosovës.

Kjo në raport me refuzimin e Prishtinës zyrtare për mos tu bërë pjesë e nismës për bashkëpunimin rajonal e nisur si “Mini-Shengen” dhe e finalizuar si “Ballkani i Hapur” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, më 29 korrik në Shkup.

“Ftesa ekziston, Kosova mund të jetë pjesë e kësaj nisme dhe aty të jetë lojtar i fuqishëm. Ata duhet ti tejkalojnë gjërat historike e ideologjike dhe barrën që e mbartin mbi supet e tyre. E di që kjo është e zorshme dhe për mua si gjerman është e lehtë ta them këtë por për të mirën e qytetarëve të gjitha vendeve mendoj se ky është një projekt i mirë.” tha diplomati gjerman për KlanKosova.

Pos kësaj Beyer, që është bashkërendues i qeverisë së Gjermanisë për çështjet transatlantike, foli për bisedimet Kosovë-Serbi.

Si mysafir i debatit online të organizuar Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se duhet qasje e përbashkët euro-amerikane.

Emisarin për dialog, Miroslav Lajçak e quan person me qëllime të qarta te cilin e do më të direkt karshi palëve.

“Do të ishte mirë të kemi një rol më të fortë të emisarit për dialog kur Serbia e Kosova takohen në Bruksel apo kudo tjetër. Sepse aktualisht roli i të dërguarit special është më shumë i një moderatori sesa e një drejtuesi që shtyn. Më falni për fjalët e mia por ai duhet të jetë më i ashpër nganjëherë sepse kjo është gjuha që nevojitet dhe kuptohet shumë më mirë”, tha Beyer.

Kurse panelisti i dytë diplomati amerikan, James O’Brien, theksoi se situata aktuale e bisedimeve në Bruksel është e pa përshtatshme.

“Mendoj se aktualisht është shndërruar në cirk të cilin secila palë e përdorë për nevoja të brendshme”.

Madje O’Brien që është njeriu i dytë i grupit “Albright Stonebridge” përmendi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

“Me zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm në Serbi dhe më mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që po dëgjoj thashetheme, jam skeptik që do të ketë ndonjë rezultat. Unë sapo e nxora një thashetheme për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Nuk dua që dikush të mendoj se unë jam në dijeni për diçka, por kjo duket si mundësi”pohoi ai në debatin e CSIS.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë