MENU
klinika

Ministri i ri

Meta ia thotë në sy Lleshit: S’kam besim, s’të dekretoj!

04.11.2018 - 09:10

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e ri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili u propozua nga shefi i qeverisë, Edi Rama menjëherë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme.

Burimet konfirmojnë se kreu i shtetit ka pritur dje pasdite në zyrë Sandër Lleshin, ndërsa prej aty e ka njohur me vendimin për ta mosdekretuar.

Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”,njoftoi Presidenca.

Presidenti Meta kishte kërkuar informacione të hollësishme rreth emrit të propozuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa pas shqyrtimeve, ai nuk ka krijuar bindjen e plotë  për ta dekretuar Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme.