MENU
klinika

Premier League, java 11

City e kthen në “tenis”, rimerr kreun

04.11.2018 - 17:56

Manchester City nuk zhgënjen tifozët dhe menjëherë është rikthyer në krye të Premier League, pasi fitores së thellë 6-1 ndaj Southampton në “Etihad”. Një fitore që u vulos që në pjesën e parë, pas rezultatit 4-1.

Pas një autogoli të miqve, Aguero dhe David Silva cuan shifrat në 3-0 për 18 minuta lojë. Southampton u mundua të futet në lojë me golin e shënuar me penallti nga Ings në minutën e 30-të.

Shpresat për miqtë për të marrë të paktën një pikë do të shuheshin në shtesën e pjesës së parë, kur Sterling shënon golin e katërt. Në pjesën e dytë ishte sërish Sterling që shënon. Ndërsa do të mbyllte goleadën Sane në kohën shtesë.

Ndërkohë, Chelsea ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Crystal Palace, duke marrë për momentin vendin e dytë në klasifikim, me 27 pikë, aq sa Liverpool i vendit të tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN