Soda e bukës njihet si një “ilaç” i shkëlqyer natyror. Përveçse për dhëmbët, soda e bukës mund të përdoret në shumë mënyra të tjera që do t’jua bëjnë jetën më të lehtë.
Deodorant
Pak njerëz e dinë, por soda e bukës mund të përdoret si një deodorant natyral. Ajo që duhet të bëni është të përzieni kremin neutral me sodë buke dhe pak ujë.
Si eksfoliant
Përzieni pak sodë buke dhe ujë për të formuar një pastë dhe më pas pastroni trupin dhe fytyrën. Për më shumë efekt, masazhoni trupin duke bërë lëvizje rrethore.
Krem zbutës për duart
Përzieni sodë buke me ujë derisa të formohet një masë homogjene dhe aplikojeni tek duart.
Për të detoksifikuar trupin tuaj
Hidhni gjysmë filxhan sode buke në vaskë. Soda e bukës jo vetëm që neutralizon acidet e lëkurës, por gjithashtu lufton dhimbjet dhe toksinat.
Zbardh dhëmbët
Thjesht duhet të përzieni një lugë gjelle sode buke me gjysmë lugë kripë, një pikë vaj esencial mente dhe pak ujë. Përdoreni si pastë dhëmbësh.
Dezinfektues për dyshemetë
Pastroni dyshemenë me gjysmë filxhani sodë buke dhe ujë të ngrohtë.
Për heqjen e njollave të yndyrës
Thjesht spërkatni sodën e bukës në zonat ku ka rënë vaj dhe fërkojeni me një furçë.
Për të hequr erën e këpucëve
Truku është shumë i thjeshtë: spërkatni sodë buke brenda secilës këpucë para se t’i vendosni në dollap.