Armina Mevlani është një ndër blogeret më të komentuara. Por, ajo është vënë shpesh në qendër të kritikave dhe kjo shpeshherë për jetën luksoze që bën. Së fundmi, në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Armina i është përgjigjur njërit prej tyre lidhur me jetën e saj.
“Më vjen sikur i bën gjërat për fasadë, për show, për klikime, për me qenë watching you, empty life.“, i ka shkruar një ndjekës, së cilit Armina i është përgjigjur kështu: “Nuk kam asnjë interes të bëj asgjë për klikime. Përkundrazi, jam shumë spontante në gjërat që nxjerr sepse jam dhe kam qenë gjithmonë e lirë.
Me pak fjalë s’më ka interesuar kurrë ca mendojnë të tjerët, përveç atyre që dua.Jeta ime jo vetëm që nuk është boshe por e kam të mbushur me dashuri nga familja, shoqëria ime prej vitesh dhe i fejuari im dhe kafshët e mia.