MENU
klinika

Disa këshilla!

Si të eleminoni sëmundjet e kyçeve dhe reumatizmën!

05.11.2018 - 12:19

Sëmundja quhet në përgjithësi “reumatizma”. Me këtë term kuptohet një proces inflamator (mahisje) i indeve të kyçeve. 

Në raste të tjera mund të preket nga mikrobet dhe indi muskulor “reumatizëm muskulare” apo indi nervor “reumatizëm nervor”. Përveç kyçeve, shfaqen çrregullime të metabolizmit nga infkesionet prej mikrobeve ngjitëse apo tuberkulozi dhe dëmtime nga goditjet.

Procesi reumatizmal zhvillohet në enët e vogla të gjakut që dëmtohen dhe lëshojnë në inde kripëra minerale dhe lëngje proteinash. Këto enë gjaku të dëmtuara reagojnë shumë ndaj çrregullimeve atmosferike, arsye kjo që personi me reumatizëm e ndjen prishjen e kohës.

Mendohet se infeksioni nga mikrobet ndodh në mënyrë indirekte, nëpërmjet frenimit alergjik, kur organizmi preket nga mikrobet ose helmimet e tyre. Për shembull, pas qelbëzimit të bajameve shfaqet reumatizma akute artikulare. 

Kështu, nga vatrat e infeksionit mikrobet i derdhin helmet e tyre në gjak duke shkaktuar një ndjeshmëri të tepruar në organizëm, nëpërmjet së cilës zhvillohet procesi inflamator alergjik. Reumatizmat shfaqen në mënyrë akute dhe kronike. Takohen më tepër në moshat 5-15 vjeç në çdo seks dhe prek kryesisht kyçet e mëdha, me temperaturë, dhimbje dhe vështirësi në lëvizje.

Reumatizma e kyçeve është “fluturuese”. Sot të dhemb njëri kyç, nesër kyçi tjetër. Sendimenti arrin shifra të larta. Sëmundja fillon me temperaturë të lartë, dridhje, dhimbje barku, dobësi, dhimbje trupi, anoreksi, kyçet ënjten, skuqen, janë shumë të dhimbshme kur i prek.

Duhet të merren masa dietike. Ndalohen yndyrnat, lëngu i mishit, mëlçia, truri, konservat, patatet e skuqura, preshi, fasulet, bizelet, spinaqi, peshku me dhjam, çokollatat, vera, alkooli etj. Këshillohen banja termale dhe ilaçe popullore.

 

Disa mënyra trajtimi:

Zieni 1 kg hudhra të qëruara me 1 litër vaj ulliri. Pas zierjes e shtrydhni në kullesë dhe me lëngun e kulluar hidhni 50 ml naftë dhe 5 të verdha vezësh. Me këtë përzierje lyeni vendet që dhembin.

Gjethet e hithrës ndihmojnë shumë në sëmundjet reumatizmale. Merrni 1 grusht me gjethe të njoma të hithrës. I zieni në 1 litër e gjysëm ujë për 20-25 minuta. Kullohet dhe pihet 3 herë nga 1 gotë, para buke të pa ëmbëlsuar.

Merrni 150 gr alkool, 50 gr vaj ulliri dhe 5 gr spec djegës të kuq. Në vaj zieni 15 gr kamomil. Vaji kullohet dhe ziehet së bashku me alkoolin dhe specin. Me këtë ilaç lyeni të sëmurin sa herë ndjen dhimbje.

Edhe molla është e efektshme për reumatizmën. Merrni 2 kokrra dhe futeni në 500 gr alkool 60 gradë për 10 ditë. Kullohet dhe pihet 3 herë, me 30 pika para buke. Mund të themi me plot gojën se fruiti i mollës është ilaç dhe shërben për shumë sëmundje, kryesisht për reumatizmën. Përdorni 2 kokrra në ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?