MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë janë noduset e Tiroides?

05.09.2021 - 11:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë janë noduset e Tiroides?

Mjeku: Noduset e tiroides janë rritje në formë ovale në tiroide. Noduset e tiroides janë të shpeshta dhe në shumicën e rasteve nuk janë të dëmshme për shëndetin. Por në disa raste këto noduse mund të jenë edhe malinje.

Gjendra e tiroides prodhon hormonet e saj dhe shumë prej noduseve të tiroides nuk i alterojnë nivelin e këtyre hormoneve. Në rastin kur noduset shkaktojnë rritje të nivelit të hormoneve, shfaqen dhe simptomat si pasojë e këtyre ndryshimeve.

Cilat janë simptomat e noduseve në tiroide?

Shumë njërëz nuk kanë simptoma. Ata e kuptojnë që kanë noduse të tiroides pas një ekzaminimi rutinë ose pas kryerjes së një eko të tiroides.

Simptomat që mund të shfaqen janë:

Shqetësim, mërzitje ose çrregullim të gjumit
Lodhje dhe dobësi trupore
Rënie në peshë e paqëllimshme
Rrahje të shpeshta të zemrës
Defekim i shpeshtë
Prekje të nodusit në qafë

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.