MENU
klinika

BBC

Veprat e humbura të Frida Kahlos

14.09.2021 - 17:40

         BBC hedh dritë mbi veprat e humbura ose më pak të njohura të artistes së famshme meksikane, Frida Kahlo – vepra këto, që nxjerrin në pah, fakte të reja mbi jetën dhe punën e piktores.

Edhe pse u nda nga jeta në vitin 1954, puna e saj ende është e freskët: autoportretet flasin shumë për identitetin, nevojën për të ndërtuar figurën vetjake dhe për të treguar historinë personale. Ajo pikturonte veten duke u parë në pasqyrë: e drejtpërdrejtë, e ashpër dhe sfiduese. E gjithë kjo e bën Khalon të përshtatshme për disa rrëfime bashkohore, për narrativa feministe – gruaja e fortë dhe e pavarur, duke e marrë veten si subjektin e artit të saj dhe duke eksploruar guximshëm aspektet e ndërlikuara, të çrregullta dhe të dhimbshme të të qenit femër.

Pikturat e saj përfaqësojnë në mënyrë shumë intense, me elementet dramatike të një jete dramatike: abortin, pamundësinë për t’u bërë nënë dhe dhimbjet trupore (ajo ishte përfshirë një aksident të tmerrshëm, në moshën 18-vjeçare dhe vuajti fizikisht, gjatë gjithë jetës); një dashuri të madhe (ajo kishte marrëdhënie të stuhishme me artistin meksikan Diego Rivera, si dhe shumë dashnorë të tjerë, meshkuj dhe femra, përfshirë dhe Leon Trotskyn), si dhe xhelozi të mëdha (Rivera e mashtori vazhdimisht, përfshirë dhe me motrën e saj).

Por, ç’ndodh me punën e saj?

Për disa historianë të artit, fokusi i vazhdueshëm te personazhi sesa vepra është bërë i lodhshëm, prandaj një libër i ri dhe monumental, titulluar ’’Frida Kahlo: Pikturat e plota’’- sapo është botuar nga ”Taschen”, duke ofruar për herë të parë, një studim të madh mbi gjithë veprën e saj jetësore. Historiani i artit Luis-Martin Lozano, duke punuar me Andrea Kettenmann dhe Marina Vazquez Ramos, jep shënime për secilën vepër të Khalos – 152 gjithsej, duke përfshirë shumë vepra të humbura, që ne i njohim vetëm përmes fotografive.

Lozano thotë se, galeritë fokusohen gjithmonë në të njëjtat piktura të artistes dhe përsërisin vazhdimisht të njëjtin tregim, duke i lënë në hije tregimet dhe pikturat më pak të njohura.

“Vetëm, përsëritni të njëjtin tregim për Kahlon dhe ajo do të shitet, sepse gjithçka për të shitet. Fatkeqësisht, ajo është bërë si mall tregu. Kjo tregon pse ekspozitat dhe muzetë, nuk shkojnë përtej shitjes – sepse nuk kanë nevojë’’ – thotë, Lozano.

Studimi i plotë i punës së saj, do të thotë të bashkosh veprat e humbura ose pak të njohura, përfshirë ato që kanë dalë në dritë, në ankandet e fundit, apo të tjera, që rrallë huazohen nga koleksionistët privatë dhe kështu, kanë mbetur të errëta. Lozano, shpreson të zgjerojë njohoritë për Khalon. ‘’Para së gjithash – kush ishte ajo, si artiste? Ҫfarë mendonte për punën e saj? Ҫfarë donte të arrinte, si artiste? Dhe çfarë kuptimi kanë këto piktura në vetvete?’’

Kahlo vazhdoi të pikturonte vepra të mahnitshme me temë nga natyra, gjatë gjithë karrierës – megjithëse këto, më pak të njohura për publikun e gjerë sesa autoportretet e ssaj dhe më pak të koleksionueshme, apo të studiuara.

Duke pasur parasysh se ajo realizoi rreth 152 piktura, një numër i madh i tyre ka humbur. Kahlo po ashtu, nuk ishte shumë e suksesshme gjatë në jetë – ajo nuk pati shumë ekspozita, as nuk shiti shumë vepra përmes galerive dhe tregtarëve. Shumica e pikturave të saj u shitën ose iu dhanë artisitëve, miqve dhe familjes, yjeve të kinamsë dhe adhuruesve të tjerë, që jetonin jashtë.

Ndoshta, piktura e saj më emocionuese është një autoportret i vonë: ”Frida në flakë” (autoportret në lulediell). Një përzierje tronditëse e shumëngjyrëshe; pak para se të vdiste, Kahlo e goditi me thikë, duke i hequr bojën, e lodhur nga pamundësia për të punuar ose ndoshta, duke pranuar se po i afrohej fundi.

Ne na mbetet një pikturë e papërsosur, një botë larg nga sipërfaqet e bukura, të lëmuara dhe perfekte qe jemi mësuar t’i shohim në portret e Frida Kahlos – por sidoqoftë është një vepër jashtëzakonisht fuqishme, që meriton të njihet. Ka diçka tejet prekëse tek një artiste kaq e njohur, e cila, përdor aktin e saj të fundit krijues, për të shkatërruar imazhin që i është ndërtuar deri më tani.

Edhe në shkatërrimin e vetes, vepra e Kahlos na flet me zë të lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Frida Kahlo viziton Nju jorkun”

Artistja ikonë me aftësi të kufizuara


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët