MENU
klinika

KROJA!

Shqiptarët bënë luftën e Trojës… e lëvdohen grekët

19.09.2021 - 19:47

         Si thamë së pari, Shqipëtarët kan hec to mbjellë fara te rea. Shumici i Shqipëtarëvet (Sanskritevet) ka hecë pas diellit, kapërcyeka pellgun e detit dhe qindrueka nëpër nisijat e det Egos edhe u quajtkan Pellgas (nga fjala pellg) pastaj ndryshuet – Pellazgë./Konica.al

Këtu, Shqipëtarët nukë gjetkan as njeri.

Me qenë që vendi qenka i liruet nga çdo gjë, dalë-nga-dalë u përhapkan nëpër gjith sinisin e malevet dhe themeluakan mbreteni të veçanta të cilat pastaj kan bete dhe lufta në mest të tyfej.

Nji tufë nga Shqipëtarët qëndruaka ndë Azi të voglë dhe themeluaka nji qytet me fortesa (ledhinje) të nalta për të u ruejtë nga anmiqet. Ndë këtë qytet paska shumë ujëra të mira dhe mbaruekanë shum kronje, nga i cili shkak ja ngjitkan emnin: Kroja. – Pastaj ndryshuet Troja.

Pas shumë kohë, ndë këtë qytet u ka bëtë nji luftë shum e madhe e cila është e dëgjuet në tërë jetën dhe shkruet nëpër gjith isteriat. Me trimënin që kan rëfyet Shqipëtarëtë në këtë luftë, edhe sot livdohen Grekët, të cilët me ato kohëra nukë kan rojtun në ata vendise.

Të tjerët vajtkan dhe qëndruakan në Greqi të sotme, në Shqipëni, në Iliri, në Itali edhe gjetkë.

Nga-dalë-nga-dalë to punuet bujkësi, barin edhe gjahtore, zënkan të nkrehin fortesa për të u ruejtë nga njeni-tjatëri dhe më pastaj çdo qytet u bëka mbretëni e veçantë edhe zënkan të luftojnë në mest të tyfej po kurdoherë kan pasë: nji gjuhë, nji besë (fe), nji karakter dhe të tjera, gjer këtu e erdhnë kombe të tjera.
Thënie për shqiptarët
_________________
Titulli: Besa a fea e shqipëtarëvet të vjetër
Autori: Llazar Siljani
Botues: Shtypurë ndë shtypëshkronjët shqipe “Mbrothësia” Kristo P. Luarasi, Sofje 1907

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN