MENU
klinika

Po vjen albumi?

Rihanna do të na surprizojë të gjithëve

24.09.2021 - 10:16

Rihanna dha një përditësim të shkurtër për albumin e saj më të shumëpritur që nga ‘Anti’.

Përpara pjesës së tretë të shfaqjes së saj Savage X Fenty, Rihanna tregoi për muzikën e saj të re.

Duke u thënë fansave se çfarë të presin nga albumi tjetër, Rihanna tha për AP, “Do i kalojë pritshmëritë tuaja. Fiksojeni në mendjen tuaj. ”

“Çfarëdo që dini për Rihanna -n n,uk do të jetë ajo që do dëgjoni,” shtoi Rihanna.
“Unë vërtet po eksperimentoj. Muzika është si moda. Duhet të jeni në gjendje të luani. Unë duhet të jem në gjendje të vesh çfarë të dua. Unë e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë. Kështu që unë jam duke u argëtuar dhe do të jetë krejtësisht ndryshe. ”

Deri tani, këngëtarja nuk ka njoftuar datën e publikimit të albumit të saj të nëntë.

Rihanna publikoi albumin e saj të fundit në 2016, ishte albumi i saj i tetë në studio, ‘Anti’, dhe fansat i kanë kërkuar vazhdimisht që të lançoj muzikë të re.
Vitet e fundit, këngëtarja duket se e ka kthyer vëmendjen drejt gamës së saj “Fenty” të veshjeve, të brendshmeve, kozmetikës dhe kujdesit për lëkurën, dhe muzika e saj ka zënë vendin e dytë.

“Unë bëj modë një ditë, të brendshme ditën tjetër, bukurinë tjetër, pastaj muzikën tjetër”, – ka thënë Rihanna për Sarah Paulson për Interview Magazine.