MENU
klinika

Debate në Komisionin e Sigurisë

Salianji i kërkon Çuçit të heqë maskën me logon e PS, ja si reagon ministri

05.10.2021 - 11:50

Ka pasur debate në seancën e Komisionit të Sigurimit, mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputetit të PD, Ervin Salianji.

Ky i fundit ka thënë se komisionet zhvillohen në institucionin e Kuvendit dhe aty përfaqësohen të gjithë shqiptarët, kështu që, ai i ka kërkuar ministrit Çuçi që të heqë maskën me logon e Partisë Socialiste.

Ndërkohë nga krahu tjetër, ministri Çuçi nuk ka replikuar, por ka zgjedhur të heqë maskën dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër.

“Pavarësisht përkatësive partiake ne këtu jemi ne institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare. Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverise dhe qe paguhet me taksat nuk mund te qëndrojë ne salle me maske me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsideroj provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rruge Rama nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi te pranishëm”, tha Salianji.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!