MENU
klinika

Integrimi i diasporës në shoqëritë e huaja

Një avokat shqiptar në Asamblenë e New York-ut

07.11.2018 - 08:40

Trendi për tu bërë protagonistë të jetës publike politike, po ndiqet mjaft nga shqiptarët në botë të cilët janë integruar në shoqëritë ku zhvillojnë edhe jetesën.

Njëlloj dhe avokati nga Kosova, Vedat Gashi, është një ndër kandidatët në garën për asamblenë e Nju Jorkut, pasi ka fituar në garën e brendshme të Partisë Demokratike amerikane.

Gashi njihet si lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë.

Avokati kosovar ka qenë i angazhuar nga USAID në Kosovë për draftimin e ligjeve të ndryshme kushtetuese.

gashi ne new york-konica.al
gashi ne new york-konica.al

Gashi së bashku me gruan dhe dy fëmijët jeton në Yorktown të Nju Jorkut.

“Gashi është zëri i pavarur që kemi nevojë në një kohë kur komuniteti dhe kombi ynë janë shumë të ndarë”, ka deklaruar Frank Mackay, kryetari i degës së partisë në Nju Jorkut.

Amerikanët sot pritet t’i drejtohen kutive të votimit në garën për nivele të ndryshme të pushtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këto votime në Amerikë do të zgjidhen 35 senatorë dhe 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe 36 guvernatorë shtetesh.