Fifi është një prej banoreve konkurrente të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, komunikimi i së cilës me banorët është komentuar shumë.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Fifi ka mësuar gjithçka që kanë thënë banorët në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se është zhgënjyer më së shumti nga Iliri.
Gjithashtu këngëtarja u këshillua nga dy opinionistët, Balina dhe Arbëri, të tregohet më e komunikueshme dhe të mirëkuptojë edhe personat me të cilët ndan shtëpinë.
Në lidhje me këtë gjë ka rënë dakord edhe Fifi, e madje ka kërkuar falje duke thënë se diçka e tillë nuk do të përsëritet.
Së fundmi, kanë qenë Beniada dhe Paloma ata të cilat gjatë përgatitjeve në shtëpi kanë diskutuar edhe mbi sjelljen e Fifit.
View this post on Instagram
Beniada i tha Palomës se për Fifin si artiste ka shumë simpati dhe pëlqyeshmëri, por kjo gjë vlen për anën humane të saj.
‘’Më vjen shumë keq, Fifi është një artiste shumë e mire por kritikoj njeriun. Mua më njohin si modele edhe përtej Italisë, po Fifi çfarë ka bërë?!’’,- u shpreh Beniada.
Kujtojmë se pasi është bërë lista e ushqimeve të nevojshme, këngëtarja shqiptare, tanimë edhe konkurrente në “Big Vrother”, Fifi ka mbetur e pakënaqur me këtë listë duke iu drejtuar disa prej banorëve me tone jo dhe aq të buta.