MENU
klinika

"Ky manipuloi dhe grabiti zgjedhjet brenda partisë"

Takimi i Bashës me amerikanët, Nishani sulmon kryedemokratin: Kulmi i hipokrizisë

14.10.2021 - 18:02

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme zhvilloi një takim me delegacionin e senatit amerikan, ku ishte prezente dhe ambasadorja Yuri Kim.

Pas takimit, Basha në deklartatën për mediat u shpreh se kishte denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve të 25 Prillit. Por ish-Presidenti Bujar Nishani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar kryedemokratin, duke e quajtur kulmin e hipokrizisë deklaratën e Bashës.

Ai thotë se është hipokrizi ekstreme kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë që vetë kryedmeokrati është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Postimi i Bujar Nishanit:

Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.

Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane.

Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij.

U vlerësua miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve

Fitorja e Donald Trump/ VOA: Shqipëria uroi presidentin e zgjedhur!

BIRN: Fitorja e tij u prit me entuziazëm nga politika shqiptare

Trump shënoi rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë!

Cilat janë datat me rëndësi, pas 5 nëntorit

Kur betohet Donald Trump si presidenti i ri i SHBA?