MENU
klinika

Ja kush janë (EMRAT)

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

15.10.2021 - 15:44

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” ku u zgjodhën anëtarët e prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për tre anëtarë. Bëhet fjalë për prokurorin Sokol Stojani, Ludovik Dodaj si dhe Zeqir Hoda.

Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve.
Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marrë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Ludovik Dodaj ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sipas renditjes së mëposhtme:
• Z. Zeqir Hoda 150 vota
• Znj. Deniona Katro 48 vota
• Znj. Elona Alvora 6 vota
5 vota u shpallën të pavlefshme.

U vlerësua miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve

Fitorja e Donald Trump/ VOA: Shqipëria uroi presidentin e zgjedhur!

BIRN: Fitorja e tij u prit me entuziazëm nga politika shqiptare

Trump shënoi rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë!

Cilat janë datat me rëndësi, pas 5 nëntorit

Kur betohet Donald Trump si presidenti i ri i SHBA?