Manchster United ka bërë surprizën më të bukur të dy netëve të Champions League, teksa ka përmbysur për 4 minuta Juventusin në “Allianz Stadium”. Ronaldo u zhbllokua, por pa mundur dot të festojë. Ndërsa Real Madrid ka “shpërthyer”, duke shënuar 5 gola. Po ashtu edhe City, ndërsa Bayern kënaqet me dy gola.
GRUPI E
Bayern Munchen ka bërë “detyrën e shtëpisë” përballë AEK-ut. Kampionët e Gjermanisë kanë fituar 2-0 ndaj grekëve. Ka mjaftuar një gol i Lewandowskit në mesin e pjesës së parë shënuar me penallti që bavarezët të lirohen.
Bayern është përpjekur shumë për të shënuar edhe golin e sigurisë, por e ka arritur vetëm në minutën e 71-të. Ishte sërish Lewandowski ai që shënon në portën e kryeqytetasve grekë. Mjaftojnë dy gola dhe Bayern merr edhe kreun e grupit.
Robert Lewandowski abre o placar para o Bayern.
Bayern Munich 1-0 AEK Atenas pic.twitter.com/1dE0USIrC3
— Raio-X da Bola (@raioxdabola) November 7, 2018
Benfica ka ngecur 1-1 në shtëpi ndaj Ajax dhe duket se vendi i dytë mbetet tabu për portugezët. Ishte një gabim i portierit mik dhe aty përfiton Jonas në minutën e 29-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës portugeze. Por në pjesën e dytë miqtë barazojnë dhe 1 pikë thuajse i kualifikon.
GRUPI F
Ashtu si në Ukrainë, Manchester City ka marrë tri pikët ndaj Shakhtar Donetsk, kësaj here në shifrat 6-0. Në “Etihad”, të besuarit e Pep Guardiola e kanë pasur më të lehtë. David Silva në minutën e 13-të zhbllokon sfidën, ndërsa Jesus dyfishon me penallti pas 10 minutash.
Me të nisur pjesa e dytë, Sterling con shifrat në 3-0, duke e mbyllur thuajse sfidën, edhe pse City nuk e ndali ritmin për të shënuar gola të tjerë, ku Jesus shënoi edhe dy gola të tjerë, ndërsa realizoi edhe Mahrez. Me këtë sukses, City mban vendin e parë dhe kalon grupin, do të luftojë me Lyon për kreun.
O “pênalti” que o árbitro marcou sobre Sterling que acabou gerando o segundo gol dos Citizens. pic.twitter.com/VXdv95EZk7
— Raio-X da Bola (@raioxdabola) November 7, 2018
Lyon shpërdoron përsëri, nga 2-0, e mbyll në 2-2 ndaj Hoffenheim. Dy gola të shënuar që në pjesën nga Fekir dhe Ndombele, plus kartoni i kuq i marrë për miqtë dhanë përshtypjen se sfida u mbyll, por gjermanët ngushtuan në minutën 65-të me Kramaric, ndërsa në fund arritën edhe të barazojnë me Kaderabek.
GRUPI G
Real Madrid ka “shfryrë dufin” në Çeki ndaj Voktoria Plzen, duke fituar në shifrat 5-0. Katër gola që në pjesën e parë, dy herë Benzema, Casemiro dhe Bale, mbyllën llogaritë. Kroos në të dytën thellon rezultatin. Falë këtij suksesi me shumë gola, madrilenët marrin edhe vendin e parë në grup.
Golaço de Toni Kross com assistência de Vinícius Júnior ?
Viktoria Plzen 0-5 Real Madrid pic.twitter.com/5n5JLjDVgV
— Raio-X da Bola (@raioxdabola) November 7, 2018
Gjithcka për vendin e parë duket se do të vendoset në ndeshjen direkte mes Romës dhe Real Madrid, që do të luhet me 27 nëntor në “Olimpico”. CSKA e Moskës është shumë e avantazhuar për vendin e tretë që të con në Europa League.
GRUPI H
Kryendeshja e mbrëmjes me Juventus dhe Manchester United ka përfunduar me fitoren e anglezëve, që kanë përmbysur golit e Cristiano Ronaldos, i pari këtë edicion në Champions League. Një përmbysje që u je të drejtën “Djajve të Kuq” jo vetëm të mendojnë kualifikimin, por edhe vendin e parë.
Top of the world. Cristiano Ronaldo the magnificent 7!pic.twitter.com/1GMZvfQjAu
— KT9 (@KentoRMCF) November 7, 2018
Ronaldo shënoi në minutën e 65-të, pas pasimit të Bonuccit. Por Mata arrin të barazojë në minutën e 86-të. Kur u mendua se sfida u mbyll në barazim, Alex Sandro shënon në portën e tij në minutën e 90-të, duke heshtur stadiumin në Torino.
Juan Mata with an incredible free kick to equalise! #JUVMUN #MakeBetterBets pic.twitter.com/kctXkFdtDz
— makebetterbets (@makebetterbets1) November 7, 2018
?⚫️ GOALLLLLL!!!! ⚫️?
Unbelievable!
Alex Sandro bundles the ball into his own net and the Red Devil’s have taken the lead late on in Turin!
Juventus 1-2 Manchester United#JUVMUN #JUVMNU #UEFAChampionsLeague #MUFC #Juve
pic.twitter.com/mslF68X0yb— Under The Floodlights (@UTF_Sport) November 7, 2018