MENU
klinika

Si e dua Shqipërinë...

Pa kulturë, a ka shtet?

21.10.2021 - 15:49

         Lame Kodra, shkruan: ” Kam dëgjuar për shëmbull se në disa rrethe ka tendenca që Faik Konica dhe Fishta të fshihen fare nga defteri. Është e vërtetë se Faik Konica që më 1925 e tëhu ka përkrahur regjimin e Zogut… Është e vërtetë se Fishta ka qenë antar i Akademisë në kohën e okupatorit fashist, por është dhe mëse e vërtetë dhe kjo që vepra e Fishtës dhe Konicës janë të lidhura ngushtë me Rilindjen e Shqipërisë”. Nuk është vështirë të konstatohet se Lame Kodra, në vitin 1945 mban qëndrim të drejtë shkencor ndaj dy krijuesve, më vonë të përjashtuar për gati 50 vjet nga kultura shqiptare. Pra, ai ishte për integrim funksional të kulturës së re me trashëgiminë dhe kjo ishte shprehje e horizontit të tij të gjerë kulturor, oksidental, por edhe e formimit shpirtëror dhe intelektual, demokrat e humanist.

Sefulla Malëshova (1900-1971) është pa dyshim një nga personalitetet më të njohura dhe më të rëndësishme të jetës letrare e kulturore edhe politike të pasluftës në Shqipëri, por edhe njëri nga shkrimtarët e intelektualët e shquar shqiptarë të gjysmës së parë të këtij shekulli në përgjithësi. Njeri me kulturë të gjerë, intelektual me orientim të majtë marksist, por jo dogmatik, pjesmarrës aktiv i LANÇL, njeri që kishte jetuar dhe studiuar shumë vite jashë atdheut, ministër i parë i kulturës në Shqipërinë e pasluftës dhe kryetar i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.

Poet, përkthyes e publicist, autor i përmbledhjes së parë me poezi, të botuar në periudhën e pasuftës ” Vjersha” 1945… Lame Kodra ishte intelektual me ndikim dhe autoritet, njeri që i dëgjohej fjala me respekt. Është po ky Lame Kodra, të cilin Konica e konsideronte një nga njerëzit që kishte kuptuar ” më qartë në këtë ditë” dhe e quante me përkëdheli, sikur edhe Noli, “Lamja im i vogël “.

Pas luftës do të ishte njëri nga udhëheqësit kryesorë të Shqipërisë, por nuk do të arrijë të përmbushë amanetin e Konicës, për t’u varrosur në atdhe –  pa kaluar shumë kohë, gjithçka do t’i kthehej kundër.

Poet i traditave më të mira burimore të poezisë shqipe, me taban kombëtar dhe thjeshtësinë deri në përsosmërinë e vargut të tij të rrallë në gjuhën shqipe, ku spikat stili, sikur edhe në vargjet-himn për atdheun:

Si e dua Shqipërinë

S’kam çiflik e s’kam pallate,
s’kam dyqan me katër kate,
po e dua Shqipërinë,
për një stan në Trebeshinë,
për një shkarp e për një gur,
për një gardh e për një mur,
për kasollen mbi Selishtë,
për një lopë e një gomar,
për një balo,një manar.
Unë e dua Shqipërinb,
si bari e si fshatar.
Unë e dua Shqipërinë,
për tërfilin mbi lëndinë,
për një vajzë gjeraqinë
dhe për ujët që buron,
nga një shkëmb e gurgullon,
nëpër lisa gjethe shumë
dhe zbret përposh në lum.
Unë e dua Shqipërinë,
për një lule trëndelinë,
për një zog që fluturon,
për bilbilin që këndon,
në ato ferra në ato hije,
këngë malli e dashurie.
Unë e dua Shqipërinë,
si poet i dhëmshuruar.
Unë e dua Shqipërinë,
që nga Korça e në Vraninë,
ku del bujku që me natë,
me parmendë edhe me shatë,
mbjell,korr me diell me hënë
dhe s’ka bukë për të ngrënë,
ku nallbani e samarxhiu,
mjeshtri,kallfa e kallajxhiu,
kursen ditë e kursen natë,
që të hanë bukë thatë,
ku hamalli nëpër skela,
ngarkon hekur dhe varela,
këmbë-zbathur,bythë-çjerrë,
punon vetëm për të tjerë.
Unë e dua Shqipërinë,
që nga Shkupi në Janinë,
ku një popull derëzi,
heq e vuan në robëri,
po ka shpirtin luftëtar.
Unë e dua Shqipërinë,
si një revolucionar

(Botuar në gazetën ”Liria”, Amerikë . 1939)

Pikpamjet për kulturën, artin dhe letërsinë mund të shihen jo vetëm prej vetë krijimtarisë letrare, por edhe nga shkrimet me karakter diskursiv të botuara gjatë dhe me njëherë pas luftës, të cilat i përmblodhi në librin “Artikuj dhe ligjërata” (1939-1945). Në numrin e parë të së përmuajshmes “Bota e Re”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, botuar doli gjithsej në 8 numra, korrik 1945-shkurt 1946, Lame Kodra botonte artikullin e gjatë “Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme” që ishte një program mbi artin, kulturën dhe letërsinë në Shqipërinë e Re… Pa kulturë, nuk mund të ketë as ekonomi e madje, funksionim normal të organeve shtetërore…

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”