MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 6

Teuta dhe Laçi tregohen cinikë, triumfojnë në transferta

23.10.2021 - 15:43

Dy fitore minimale të skuadrave pretendente, por me shumë vlerë në këtë stacion të garës në Kategorinë Superiore. Kampionët në fuqi të Teutës fituan 0-1 në fushën e Rrogozhinës ndaj Egnatias.

Një sukses që vjen direkt pas humbjes me Tiranën dhe që vlen shumë. Teuta barazon Tiranën në krye të renditjes, të paktën provizorisht. Goli i fitores për durrsakët u realizuar nga Kallaku me penallti në 79’. Ishte Gruda që fitoi me zgjuarsi një penallti.

Në ndeshjen tjetër, Laçi fitoi po 0-1. Në Kamëz kurbinasit u treguan cinikë ndaj Kastriotit, duke lënë fundin e renditjes. Mazrekaj shënoi për miqtë në minutën e 71-të, duke qenë vendimtar.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin