MENU
klinika

Shifrat e pandemisë në vjeshtë

Alimehmeti: Po përjetojmë një rritje të rasteve të reja

24.10.2021 - 20:16

Ndërsa fliste në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” për ecurinë e pandemisë në vend, mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti u shpreh se javët e fundit po përjetojmë një rritje të rasteve të reja me COVID.

Duke treguar disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në rritjen e infektimeve, Alimehmeti përmendi grumbullimet në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, ku 22 mijë tifozë ishin mbledhur në stadium për të ndjekur sfidën.

“Gjatë muajit tetor, patëm një rënie të vazhdueshme të rasteve, deri nga 15 tetori. Tani po përjetojmë një rritje të re të rasteve. Le të shpresojmë që është diçka që do të zbresë, por për momentin nuk ka dhënë shenja. Spitalet kanë qëndruar gjatë këtij muaji 150-160 shtruar, në mënyrë të qëndrueshme. Me ftohjen e motit, njerëzit kanë tendencë që të qëndrojnë në ambiente të brendshme, kemi pasur aktivitete me grumbullime të mëdha, siç ishte ndeshja e kombëtares. Grumbullimet e këtij tipi ne duhet t’i evitojmë. Të kesh vetëm infektime, nuk ka ndonjë shqetësim të madh, duhet të shohim humbjet e jetës, kjo është e dhënë kryesore, shtrimet në spital dhe humbjet e jetës.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e mirë për vaksinën kundër COVID-19

“Kujdes nga ‘Bëmat e Herkulit’!”

Si e shpjegon këtë Ilir Alimehmeti?

“Këtë vit gripi është zhdukur në Shqipëri”


“Pres që të forcojmë më tej bashkëpunimin…”

Zgjedhjet në SHBA/ Presidenti Begaj uron Trump për fitoren

Rutte: Lidershipi i tij do të jetë çelësi…

Shefi i NATO-s përgëzon Trumpin për fitoren!

Netanyahu: Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri

Donald Trump merr urimet e para nga arena ndërkombëtare!