MENU
klinika

Vizita në familjen e të ndjerit

Varrimi i Kaçifasit, eurodeputetja ‘zbarkon’ në Bularat

08.11.2018 - 11:29

Sot, në  Bularat zhvillohet ceremonia e varrimit të minoritarit grek që u vra nga forcat speciale të RENEA-s.

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous ka shkuar sot në Bularat ku do të vizitojë familjen e 35-vjeçarit.

Kujtojmë se tre ditë më parë eurodeputetja qipriote tha se do ta çonte çështjen e Kacifas në Parlamentin Europian.

“E konsideroj detyrim moral të ngre cështjen ‘Kacifas’ si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi. Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi”, -u shpreh ajo ditë më parë.

Ndërkohë ajo komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ngjarjen.

“Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së te drejtave dhe vrasjes së Kacifa në PE”, tha eurodeputetja.